‘Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë’/ 101 deputetë që do futen në Kuvend nuk janë vaksinuar

0

Gazetari Bledi Mane, ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale, ku thekson se nga 140 deputetët që do futen në Kuvend në datën 10 shtator, vetëm 39 janë të vaksinuar.

Më tej ai shton se 101 të tjerët nuk janë vaksinuar dhe po gënjejnë.

Mane kërkon që para se të hyjnë në Kuvend ata të tregojnë certifikatën e vaksinimit.

“Nuk duhet ti lejojmë të futen në Parlamentin e Republikës. Nga 140 deputetë të sapozgjedhur, vetëm 39 prej tyre janë vaksinuar, 101 të tjerë po i bëjnë bisht vaksinimit.

Lerini justifikimet, vaksinohuni publikisht, na tregoni certifikatën e vaksinimit, hyni në Kuvend të imunizuar dhe pastaj na detyroni ne qytetarëve të tjerë të vaksinohemi…”/CNA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu