Baton Haxhiu nuk është gazetar, është shantazhues, sekser, që përfiton

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas raportimeve në media, se gjoja ka kërcenuar Baton Haxhiun.

Përmes një postimi në facebook, Abazi e ka quajtur Haxhiun sekser e shantazhues.

“Batoni nuk është gazetar, është shantazhues, sekser, njeri që orkestron raste e përfiton duke dëmtuar imazhin e njerëzve duke manipuluar opinion publik dhe duke krijuar lajme të rrejshme e besa edhe duke ushtruar trysni ndaj individëve që të bëjnë dëshmi të rrejshme”, ka shkruar ndër tjerash Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Vendimi i Komisionit të Pavarur i Mediave është çfarë i referohem në bisedën telefonike me gazetarin.

Batoni nuk është gazetar, është shantazhues, sekser, njeri që orkestron raste e përfiton duke dëmtuar imazhin e njerëzve duke manipuluar opinion publik dhe duke krijuar lajme të rrejshme e besa edhe duke ushtruar trysni ndaj individëve që të bëjnë dëshmi të rrejshme.

I larguar nga KLANI , tani ka krijuar një platformë tjetër shantazhuese e trilluese me financim jotransparent në Shqipëri. Koekzistencë e paquditshme në ekosistemin moqalik që promovon ndarje e falje territoresh e skema antishqiptare.

Në Kosovë pas ndryshimit me votën qytetare, është duke u shtjerrur “burimi financiar” për quazi media dhe pseudo-gazetar që ishin autoparlantët e oligarkëve dhe atyre që po e mbanin peng të tashmën dhe duan ta vjedhin të ardhmën e vendit dhe të falin tokën për një grusht para për xhepin e tyre dhe për tavolinat e pokerit ku ata luajn bixhoz.

Nje vendim të njejtë nga KPM kam edhe për Xhemajl Rexhën dhe sjelljen e tij jogazetareske dhe joprofesionale, kjo shpjegon nivelin për keqardhje dhe katandisjen e tyre dhe mungesën e forcës profesionale për t’i bërë ballë tundimit për “gabimin” e radhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu