Aksident fatal, ndërron jetë i riu

0

Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Koplik-Hot. Një i ri ka mbetur i plagosur nga përplasja e dy makinave dhe ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 21:50, në vendin e quajtur ‘Kështjella e Dragoit’, Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin F.D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe-Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin K.C. 22 vjeç, banues në Bajze-Malësi e Madhe. 

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit ‘Audi’, shtetasi K.C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu