Akademija e Shkencave, pasqyra 3 dimensionale, ku Ambasada e BETiranë sheh injorancën e sajë.

0

Shkruan Stef Staku

Minimumi një herë në ditë shikohemi në pasqyrë.  Por ka personana VIP që kanë luksin me u pa në pasqyra 3 dimensionale edhe disa herë në ditë, tuj pa edhe pikat e dobta të tyre që në një pasqyrë të zakonshme nuk i sheh kurrë .

Gjendja në të cilën ndodhet Akademia e Shkencave e Shqipërisë asht tregues i saktë dhe i besueshëm i injorancës dhe korrupsionit jo vetëm për qeveritë vendore shqiptare por edhe për përfaqsinë e BE në Shqipëri. Me sa duket të dyjave u shkon për shtat petku i injorancës dhe korrupsionit që këta e shohin në pasqyrat 3D që përdor Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Asht fare e qartë se asnjëherë asnjë administratë e Ambasadës së BE në Tiranë për arsye të niveleve të ulta arsimore nuk ka mrritë me e kuptu se çfarë damesh të pariparueshme i ka shkaktu vetë Europës ky nivel miserabël i Akademisë së Shkencave Shqipërisë. Sidomos në çeshtjet e mbrojtjes së mjedisit dhe ngrohjes globale.

Tuj u bazu në të dhënat që jep vetë Akademia në faqen e sajë në internet kam nxjerrë disa të dhëna që nuk janë vetëm katastrofike … por edhe qesharake.

  1. – Prof. Skender Gjinushi ushtron funksionin si kryetar institucioni pa miratimin nga Presidenti i Republikës, pra sipas Kushtetutës së Shqipërisë asht i paligjëshëm. Kjo histori vazhdon ma shumë se dy vite.

Për më tepër CV e z. Skender Gjinushi asht e mbushun me probleme të tjera. Ky person ka qenë ministër i Ministrisë së Arsimit në periudhën e diktaturës komuniste duke luajtur rol të dorës së parë në persekutimet e shumë intelektualëve dhe shkencëtarve të asaj periudhe. Heshtja e z. Luigji Sorreka tregon qartë se shumë kafe e muhabete shkojnë mirë me ish-ministrin e diktaturës.

  1. – Nënkryetari i Akademisë prof. Vasil Tole asht muzikolog ose ose ma mirë me thanë kompozitor. Se çfarë ban dhe se si e drejton një kompozitor Akademinë e Shkencave këtë e dijnë vetem disa persona … VIP, ato të pasqyrës 3D.
  2. – Akademia asht e ndarë në 2 seksione : ai i shkencave albanologjike SSHSHA dhe ai i shkencave të natyrës SSHNT.

Kjo asht qesharake pasi edhe një gjimnazist i nivelit mesatar e din krejt mirë se njohuria njerzore për universin nuk ka se si ndahet në dy seksione !

Tuj kenë se akademikët e komunizmit nuk kanë mujtë me e nda dijen universale në dy seksione edhe Akademija aty ku e ka fillu edhe e ka lanë pasi nuk ka nëndarje të tjera më poshtë se këto dy seksione.

Por le të shohim se çka kanë në përbamjen e tyne në kta dy seksione.
4. – Seksioni i albanalogjisë apo SSHSHA përbahet nga 25 antarë shto edhe një shkrimtarë që asht zgjedhë para nja dy muajve por nuk kanë pasë kohë me e hedhë në internet janë 26 persona. Tuj i analizu sipas fushave kena këtë përbamje : 7 gjuhësi. 5 letersi, 3 arkeologj, 2 antropoligji, 2 histori, 2 ekonomi, 2 drejtësi, 1 muzikolog, 1 sociolog, 1 i patitull. Shuma 26 akademikë.

Arsyeja se pse 5 letrarë dhe 1 muzikolog janë në një Akademi Shkencash dhe jo në Akademinë e Arteve këtë e dijnë personat VIP të pasqyrës 3D. Një mundësi asht se këta kanë patur funksione të rëndësishme në Armën e Sigurimit të Shtetit.

Në seksionin e albanalogjisë ka edhe 2 ekonomista !!

Si me dasht me e vu qershinë mbi tortë asht edhe 1 akademik që nuk i asht shënu fare fusha, pra asht elektron i lirë !

Seksioni i Shkencave të natyrës ose SSHNT përbahet nga 23 akademikë pra 3 ma pak se ai i albanologjisë.

Këtu një gja asht e kjartë që nuk asht ndjekë as logjika minimale përsa i takon përfaqsimit të disiplinave bazë së njohjes së natyrës. Mungojnë tërësisht përfaqsues të fushave : gjenetikë, mikrobiologji, farmakologji, astronomi, biofizikë, biokimi,  gjeofizikë, fauna, mbrojtja mjedisit etj, etj.

Numri i ingjinierëve 4 asht tepër i vogël duke lanë pa përfshirë dhjetra profesione të rëndësishme. Edhe ato 4 nuk janë shënu se cili asht specialiteti i tyre. Janë inxhinjeritë mekanikë, ndërtim, elektronikë, hidroenergjitikë, kimi industriale, elektrike, minerale, naftës, pyje, peshkimi, etj, etj që nuk dihet në se janë të përfaqsueme apo jo.

Fusha e pafund e matematikës ka vetëm 1 akademik pa asnjë botim shkencor dhe ky asht kryetari i akademisë.

Tuj ndjekë dy grupet ma të mëdha ai i arteve me 6 antarë si dhe i fizikës me 5 antarë kuptohet lehtë se dy janë klanet kryesore brenda akademisë ai i Ismail Kadaresë dhe ai i Rexhep Meidanit dy emra të spikatur të Armës së Sigurimit.

Por jo vetëm kjo, të dy kanë miqësi të madhe me kulturën franceze, kafenetë e Parisit dhe Ambasadën Franceze në Tiranë. Asht kontradiktore se si këto dy njohës të mirë të institucioneve franceze arrijnë me u sjellë në mënyrë raciste e vazhdimsi të metodave persekutive në një instittucion që duhej të ishte së paku demokratik.

Edhe po të shohësh se çfarë i mungon akademisë asht vertetë poshtëruese dhe korruptive.

  1. – Në Akademinë e Shkencave nuk ka asnjë Kërkues Shkencor pasi ky titull nuk njihet fare nga ana e legjislacionit shqiptarë. Natyrisht që kjo bahet për arsye korruptive si nga ana e shqiptarve ashtu dhe e përfaqsuesve të BE në Tiranë. Tuj mos pasë kërkues shkencorë të mirfilltë gjitha fondet si ato shqiptare ashtu dhe ato të BE për kërkimin shkencor shpërndahen sipas klaneve dhe numrave të celularve. Juridikisht BE nuk mund ti akordojë Shqipërisë asnjë euro për kërkime shkencore pa miratimin e titullit ” Kërkues Shkencor “.
  2. – Nuk ka asnjë akademik i cili ka kry studimet e larta në një universitet të BE megjithëse kanë kalu 30 vite demokraci. Pra Ambasadës së BE në Tiranë as nuk i shkon ndër mend me sjellë ndonjë të shkolluar në universitetet e BE së paku me thanë se i gjeta punë dikujt në shqipni.

Të këqijat e kësaj pasqyre 3 dimensionale , kësaj mrekullije administrative natyrisht që janë të mëdha për vetë popujt që bajnë pjesë gjeografikisht dhe historikisht në Europë.

Ka edhe shumë probleme të tjera të cilat nuk mund të përfshihen në një artikull e herë pas herë do do përpiqemi ti përshkruajmë në botime të tjera.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu