“Edi Rama, o tradhtar…”/ Përplasje mes forcave policore dhe qytetarëve në Vlorë

0

Tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë janë regjistruar në Vlorë gjatë ceremonisë zyrtare të ngritjes së Flamurit Kombëtar, ku merrnin pjesë krerët e shtetit. Disa qytetarë që kërkonin të ishin të pranishëm në ceremoninë e 28 Nëntorit janë përballur me forcat e policisë, duke shkaktuar incidente në zonën ku zhvillohej aktiviteti.

Pas përplasjeve, qytetarë kanë dalë në tubim, ku kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër tij, mes tyre: “Edi Rama, o tradhtar, lëre sheshin sa më parë”.

Situata është tensionuar sërish gjatë protestës, ku janë shënuar përplasje mes demonstruesve dhe efektivëve të policisë. Sipas informacioneve paraprake, dy persona, të identifikuar si Arben Abazaj dhe Gëzim Zilja, janë shoqëruar në polici, ndërsa një qytetar ka mbetur i lënduar gjatë incidenteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu