“Po rrëmbejnë fëmijët nga pallatet”, Çepani: Të çohemi të gjithë të shkojmë në komisariate

0

Policia është duke kryer arrestime masive në Tiranë, ku raportohet se dhjetra të rinj janë arrestuar, mes tyre edhe të mitur që janë keqtrajtuar dhe po mbahen në kushte çnjerëzore në Komisariate.

Juristja Edlira Çepani ka thënë se është njoftuar për shoqërimet që po kryhen nga policia në disa pallate në Tiranë. Ajo tha se policia po rrëmben fëmijët, dhe se situata është bërë dramatike pas ndërhyrje së prindërve.

“Po rrëmbejnë fëmijë nga pallatet. Po më thonë te pallati te ambasada Kineze. Kanë dalë të moshuarit dhe u kanë thirrur policisë që të largohen”, deklaroi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu