Protesta qytetare përfaqëson fundin e kastës politike që ka drejtuar Shqipërinë gjatë 35 viteve të tranzicionit

0

Gazetari Poli Hoxha deklaroi në emisionin “Jashtë Kontrollit” në NTV se protesta qytetare përfaqëson fundin e kastës politike që ka drejtuar Shqipërinë gjatë 35 viteve të tranzicionit.
Sipas tij, edhe pa u artikuluar zyrtarisht në pika programore, mesazhi i protestës është i qartë: “Game over” për klasën politike të korruptuar të tranzicionit.
Hoxha argumentoi se tranzicioni është përdorur për dekada si një justifikim për dështimet e shtetit, ndërsa qytetarëve u është kërkuar vazhdimisht durim me premtimin se vendi ishte ende në proces ndryshimi.
“Tranzicioni ishte një shpikje me një ambalazh të bukur demokracie, pluralizmi, ekonomie tregu dhe mediash të lira, por në praktikë këto nuk funksionuan si në një shoqëri normale”, u shpreh ai.
Sipas gazetarit, pas 35 vitesh rezultati është paradoksal: politikanët që menaxhuan tranzicionin dhe rrethi i tyre familjar janë bërë jashtëzakonisht të pasur, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve ka mbetur në vështirësi ekonomike.
“Në fund të këtij 35-vjeçari, na del se ata që drejtuan tranzicionin janë bërë super të pasur, ndërsa qytetarët e tjerë konsiderohen sikur kanë qenë budallenj”, deklaroi Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu