Donald Trump shpall ‘luftë tregtare’: 50% tarifa për cilindo që ndihmon Iranin

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar masa të ashpra ekonomike ndaj çdo vendi që furnizon Iranin me armë, duke shpallur tarifa të menjëhershme prej 50% për mallrat që eksportohen drejt SHBA-së.

Në një postim në platformën Truth Social, ai theksoi se vendimi do të zbatohet pa përjashtime apo lehtësime.

“Çdo vend që furnizon Iranin me armë do të përballet menjëherë me tarifa doganore 50%… nuk do të ketë asnjë përjashtim apo lehtësim”, deklaroi Trump, duke dhënë një mesazh të prerë ndaj aktorëve ndërkombëtarë.

Kjo deklaratë vjen edhe pse së fundmi është shpallur një armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, që synon uljen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për negociata.

Megjithatë, paralajmërimi i Trump tregon se presioni ekonomik ndaj Iranit dhe aleatëve të tij mbetet i fortë, pavarësisht marrëveshjes së përkohshme.

Masat e paralajmëruara mund të kenë ndikim të gjerë në tregtinë ndërkombëtare, duke rritur tensionet jo vetëm në planin ushtarak, por edhe ekonomik.

Gjithashtu, Donald Trump rrëzuar një nga kërkesat e Iranit pas marrëveshjes për armëpushimin dy javor. Përmes Truth Social, Trump deklaroi se Irani nuk do të ketë pasurim të uraniumit.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë ngushtë me Iranin, për të cilin kemi përcaktuar se ka kaluar një ndryshim regjimi që pritet të jetë shumë produktiv! Nuk do të ketë pasurim të uraniumit dhe Shtetet e Bashkuara, duke bashkëpunuar me Iranin, do të gërmojnë dhe do të heqin të gjithë “pluhurin” bërthamor të varrosur thellë (nga bombarduesit B-2)”, tha ai.

Ai theksoi se do të diskutojnë edhe lehtësim sanksionesh për Iranin, duke shtuar se SHBA janë dakordësuar për shumicën nga pikat e planit.

“Tani është, dhe ka qenë, nën një mbikëqyrje shumë të rreptë satelitore (Space Force!). Asgjë nuk është prekur që nga data e sulmit. Ne jemi dhe do të jemi duke diskutuar për tarifa dhe lehtësim sanksionesh me Iranin. Shumë nga 15 pikat tashmë janë rënë dakord”, tha presidenti amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu