Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Mos më përkthe..
Mos më përkthe në gjuhë të papërshtatshme,
mos ja vrit mendjes, mendimin qiellor,
sepse e vërteta edhe ndrydhet e shtrydhet,
por jetën kurrë, nuk mundesh me j’a marrë.
Gjynahqar i ndihesh vorbullës të krijume badihava,
sepse, pamundësia nuk mund të lejojë të gërvishtësh frymën,
të përzihesh dhe të piqesh asajë tymnaje,
e qite në treg që të bësh pazarë.
Troku i trullosur të ka marrë rrëshanë,
se nuk e deshte, të kthjellëtin dhe krenarin,
por me turpin luajtët dhe ju veshi pisët,
barrë, që shtirë do të dalësh prej sajë.



