U thyen kodet e kompjuterit të Dumanit? Gazetari: E-mailet e 2 prokurorëve të SPAK u prekën!

0

Gazetari Eni Ferhati tregoi se ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismailaj u mor sot zyrtarisht i pandehur nga SPAK lidhur me dosjen e hakerimit të email-eve të prokurorëve të SPAK-ut.

Ferhati tregoi se Ismailiaj bashkë me 2 personat e tjetër të marrë të pandehur akuzohen për grup kriminal në kuadër të të cilit është mundur të thyhen kodet e emaileve të 2 prokurorëve të SPAK. Nga e-mailiet e tyre raportohet se janë marrë dy materiale që më pas janë shpërndarë te persona me pushtet politik, çka sipas tij të krijon përshtypjen se interesi ka qenë politik.
“Ky grup personash që për shkak të disa pasuordeve jo shumë të forta të emaileve të prokurorëve të SPAK kanë mundur të ndërhyjnë në emailet e dy prokurorëve, kanë marrë aty disa materiale. Nuk është prekur, është tentuar por nuk është prekur emali i Dumanit. 2 prej prokurorëve iu janë marrë 2 materiale dhe këto janë shpërndarë te disa persona edhe me pushte politik edhe në administratë me një lidhje të çuditshme por që të krijon përshtypjen që kanë pasur interes politik. Mendoj se interesi ka qenë politik, zyrtarë shumë të larët i kanë marrë këto informacione”, tha Ferhati në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu