Shkruan Mira Ukcenaj Vataj
Ti grua plotë ëndrra dhe dëshira për jetën
Ti grua plotë ëndrra dhe dëshira për jetën,
je pyetje që ecën, jo përgjigje që pret.
Brenda teje bashkëjetojnë drita dhe errësira,
dhe pikërisht aty lind vetëdija.
Ëndrrat nuk janë arratisje nga realiteti,
por mënyra më e ndershme për ta përballur atë.
Ato të tregojnë kush je,
jo kush të është kërkuar të bëhesh.
Dëshirat e tua nuk janë dobësi;
janë shenja se shpirti yt refuzon të mpaket.
Njeriu që nuk dëshiron më,
ka pushuar së jetuari, edhe pse merr frymë.
Ti ecën përpara jo sepse je e sigurt,
por sepse ke pranuar pasigurinë
si pjesë të së vërtetës.
Forca jote nuk është mungesa e frikës,
por vendimi për të mos u sunduar prej saj.
Jeta nuk të ka dhënë gjithmonë përgjigje,
por të ka dhënë mundësinë të bëhesh më e thellë.
Dhe në këtë thellësi,
ti nuk humb
ti kupton.








