Shkruan Gazment Bardhi
Belinda Balluku ka më shumë tituj, pozicione politike publike se vetë Edi Rama.
Ajo rezulton se aktualisht është:
Zëvendëse e “Palloshit të gjatë” siç e quante vetë nëpër sms në Këshillin e Punëve të Pista (ZëvendësKryeministre);
Ministre e Energjisë, Tuneleve dhe Rrugëve të florinjta (Ministre);
Deputete e interesit personal (Deputete);
Drejtuese Politike e qarkut të “Torta Belinda” (Drejtuese Politike qarku Fier);
Drejtuese Politike e qarkut ku kryetar bashkie është i korruptuari tjetër Erion Veliaj (Drejtuese Politike qarku Tiranë);
Anëtare e një fisi të bukur (Bërë me paratë e shqiptarëve);
Dhe së fundmi, titulli më me shumë peshë:
E PANDEHUR nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milion euro! (Kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë).
Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë.
Shqipëria “Europiane” me Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik në të paktën 50 milion euro të vjedhura është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën!








