Policia greke ka kryer një operacion të madh në Kretë mëngjesin e sotëm. Policia ka shkatërruar një organizatë kriminale. Anëtarët e saj dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.
Hetimi dhe arrestimet po koordinohen nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Hanias, e cila deri më tani ka arrestuar më shumë se 15 persona.
Mes të arrestuarve janë figura të njohura në komunitetin vendas, biznesmenë me një aktivitet të fortë dhe persona të njohur për publikun. Sipas të njëjtave burime, pritet të konfiskohen kompjuterë dhe telefona celularë, ndërsa do të kryhen kontrolle të vazhdueshme në banesat e tyre. Ende nuk janë zbardhur identitetet e 15 personave të arrestuar.
Fakti që, edhe një herë, persona me uniformë janë të përshirë në afera dhe trafik drogë ka tronditur Greqinë. Konkretisht, katër oficerë ushtarakë dhe policorë akuzohen si anëtarë të organizatës: një oficer policie, për të cilin po shqyrtohet mundësia e shtimit të një të dyti, dy oficerë të Ushtrisë dhe një oficer i Forcave Ajrore.
Hetimet janë në kulmin e saj ndërsa zhvillimet priten të nxjerrin të tjera detaje. Lajmi për arrestimet ka tronditur tashmë komunitetin lokal të Kretës, ndërsa autoritetet policore vazhdojnë të hetojnë lidhjet e aktivitetit kriminal.








