Kallëzimi i gjyqtares Irena me 5 mbiemra/ Sali Berisha thirret në SPAK

0

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka njoftuar se kreu i Partisë Demokratike është thirrur për të dëshmuar në SPAK, në lidhje me një kallëzimin të gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Berisha është urdhëruar nga prokurori i SPAK-ut, Elvin Gjokaj, që të paraqitet të martën, më 10 qershor, në orën 10:00, përpara hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Neli.

Sipas shkresës zyrtare, Berisha do të pyetet si person në dijeni për rrethanat, në kuadër të hetimit paraprak mbi kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në urdhër theksohet se në rast mosparaqitjeje, personi mund të shoqërohet me detyrim.

Kujtojmë që gjyqtarja Irena Gjoka, qe ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar SPAK një kërkesë, ku i kërkon që të hetoj deklarata e bera publikisht nga Argita Malltezi dhe ka kërkuar që të verifikohen thëniet e Malltezit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu