Ermal Onuzi nuk e ka pasur të gjatë në krye të Gardës së Republikës. Sipas burimeve, ditën e sotme ai ka dhënë dorëheqjen nga posti që mori në shtator të viti që lamë pas.
Onuzi ka qenë një nga figurat më famëkeqe në krye të Gardës, pasi në 9 muaj ka pasur vetëm akuza dhe ankesa kundër tij. Një prej skandaleve më të rënda është se ai i “dhurimit “ të Qendrës Stërivtore për kulla.
Pamfleit denoncoi më herët se para 4 muajsh, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka krijuar një grup pune me juristë e specialistë, për t’i hequr Gardës, sipërfaqen e tokës ku është Qendra Stërvitore në mes të zonës së mbrojtur të pyllit te Liqeni Artificial i Tiranës.
Pas 4 muajve gjoja “studim”, ky grup pune ka bërë gati dokumentet, për të hequr nga inventari e përdorimi, 20 mijë m2 tokë ku është Qendra Stërvitore e Gardës, si sipërfaqe që Agjencia e Zhvillimit të Territorit e drejtuar nga Edi Rama, e ka piketuar si zonë zhvillim me ndërtime.
Kërkesa për transferimin dhe përdorimin e sipërfaqes së Qendrës Stërvitore të Gardës për kulla, është firmosur nga Drejtori i Gardës, Ermal Onuzi në muajin tetor 2025, vetëm 1 muaj pasi Babloku e emëroi në këtë detyrë duke ndryshuar ligjin enkas për të.
Nëj tjetr skandal ëhstë s eai ka kryer ëprgjime të paligjshme. Muaj më parë, agjencitë investiguese kanë dorëzuar te kryeministri Edi Rama dhe te Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, një raport të hartuar me denoncime nga oficerë të Gardës e truproje të Gardës, për një veprimtari të paligjshme që ata detyrohen ta kryejnë me urdhër të shefit.
Në raport, thuhet se pas marrjes së detyrës në muajin shtator 2024, krye-gardisti Ermal Onuzi, ka krijuar një rrjet me oficerë e truproje të gardës, që mbledhin të dhëna për ministra dhe zyrtarë të SPAK, BKH, Gjykatës së Posaçme dhe funksionarë që mbrohen nga garda.
Po ashtu skandali tjetër është se ai së fundmi nuk ka pasur certifikatë sigurie.