Deputetët e ‘djathtë’ shkodranë votuan në 2023, ‘zhvatjen’ e 30 milion Eurove pronarëve nga Rama!

0

Shkuan Qamil Gjyrezi

Sali Berisha dhe ‘berishistët’ në 1991 i kanë bërë dëm të madh pronarëve me ligjin antikombëtar 7501. Edhe mbas gadi 30 vitesh, vazhdon i njëjti model politik, në bashkëpunim me Ramën, deputetët e Foltores votuan në 2023 ‘zhvatjen’ e 30 milion Eurove të pronarëve në favor të Beketit.

Ligji 7501 ishte diskriminues për pronarët dhe zhvillimet kapitaliste në Shqipëri dhe i ka bërë dëm të madh zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Ligjin 7501 e kam kundërshtuar në 1996 si antikushtetues e antikombëtarë, mbasi prona për mua si i djathtë është e shenjtë. Ligjin 7501 në 1991 e kanë kundërshtuar shumë politikanë të djathtë, pa parti dhe qytetarë të thjeshtë që u cënuan ekonomikisht dhe psikologjikisht nga ligji famëkeq për pronat. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, bënin propagandë dhe diversion duke mbrojtur padrejtësisht ligjin që i dëmtoi të djathtën dhe i ‘akuzonin’ të djathtët e vërtetë padrejtësisht si mbështetës të së majtës, ngaqë kërkonin pronën e tyre!?

Zbatimi i ligjit 7501 u shoqërua me shumë probleme sociale, psikologjike, gjygje të pafundme me ‘gjygjtarët e plepave’ dhe me humbje jetësh e debate brënda familjeve dhe shqiptarëve në të gjithë vendin.

Deputetët shkodranë të vitit 1991 pseudo të djathtë dhe me ‘cene’ në të kaluarën diktatoriale votuan këtë ligj famëkeq nën presionin e Berishës. Në vitin 1991, deputetë shkodranë berishistë që kishin shumë pak lidhje me të djathtën reale, deklaronin, krijoni Partinë tuaj dhe merrni pronat!?

Deklarata të tilla ishin shumë cinike dhe favorizuan të fortët në të gjithë Shqipërinë, që zaptuan me dhunë pronën në disa fshatra, zona turistike dhe në qytet. Disa prej mbështetësve të Berishës, arritën të marrin shpërblim financiarë dhe politik, një vend në parlament dhe administratë e përfitime të tjera me anë të korrupsionit. Prandaj amerikanët dhe britanikët e akuzojnë Berishën dhe familjen e tij, si minues të demokracisë në Shqipëri dhe i kanë shpallur non-grata.

Pra Shkodra që pretendonte se ishte e djathtë dhe antikomuniste, deputetët shkodranë votuan në 34 vite ligje të majta, që i kanë bërë shumë dëm ekonomisë dhe pronarëve të vërtetë. Në këtë kontekst shumë politikanë të P.D.-së dhe fëmijët e tyre filluan korrupsionin masiv duke u kthyer në ‘pionerët’ e korrupsionit në Shqipëri, në dëm të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim politik.

Me ardhjen e Ramës në pushtet në 2013, pronarët kanë vazhduar të diskriminohen dhe të nenvleftësohen financiarisht në favor të oligarkëve dhe bandave të të fortëve që mbështesin Rilindjen. Në vitin 2023 me votimin në kaos e flakadanë të projekt-buxhetit nga PS-PD, pronarëve iu zhvatën 30 milionë dollarë dhe iu kaluan Beketit, për gjygjet e humbura nga Rama si rezultat i qeverisjes autoritare në dëm të biznesit. Zhvatjen e pronarëve e votuan edhe deputetët pseudo të djathtë shkodranë, që për një karrige në parlament në 2025 mbështesin ligjet autoritare të Ramës me mbështetjen e Berishës. Një politike e tillë diskriminuese është në vazhdën e politikës 34 vjecare dhe marrëveshjes së Katovicës, që të djathtët dhe të persekutuarit të mos kenë kurrë pushtet politik dhe ekonomik.

Deputetët aktualë të Shkodrës nuk kanë të bëjnë me të djathtën e vërtetë, por janë ushtarë të bindur të Berishës dhe Ramës dhe mbrojnë përfitimet materiale që sjell të qënit deputet. Në vitin 2023, Rama dhe qeveria zhvatën nga pronarët 30 milion euro për të shpëtuar AlbControlin. Rialokimi i fondeve ishte dëm i pallogaritshën të qindra e mijëra familjeve shqiptare. Rialokimi i 30 milion Eurove që fillimisht ishin destinuar për ish-pronarët, por me votim i shkuan AlbControlit. Paratë i shkuan AlbControl sepse EuroControl nuk paguan më mbasi i paguan Beketit ato lekë. Beketi merr miliona lekë nga arbitrazhi që ka fituar dhe i merr nga paratë e Shqipërisë nga Euro Control në Bruksel.

Shkodra në 2025 duhet të prezantojë elektoratit shkodranë, të djathtëve, të persekutuarve, të rinjve dhe elektoratit gri, kandidatë për deputetë të ndershëm, të djathtë të vërtetë. Vetëm një P.D. euroatlantike do të bëjë ndryshimin dhe dhënien fund Katovicës, tranzicionit 34 vjecarë dhe zhvatjes jo vetëm të pronarëve por të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim! Programi për pronën i prezantuar më 1 Qershorë 2024 nga P.D. euroatlantike është e vetmja zgjidhje më e mirë për kohën, që pengon zhvatjen dhe vë në vend padrejtësinë 34 vjecare me pronën dhe dëmshpërblimin financiarë të saj. Aksionet opozitare boshe, kaosi në parlament, protesta e 11 Korrikut, kundër SPAK dhe bashkëpunimi Rama-Berisha për interesa personale e familjare e bën Ramën më arrogant e arbitrarë dhe dëmton shumë qytetarët dhe programin e P.D.-së euroatlantike, të djathtës së vërtetë duke i siguruar Ramës, mandatin e 4-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu