PD do i drejtohet me një shkresë zyrtare kreut të SPAK, Altin Dumani, ku i kërkon që nëpërmjet një udhëzimi detyrues të thellojë hetimet për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi thotë se pavarësisht provave të publikuara nga selia blu për aferën korruptive të inceneratorit, nga SPAK nuk ka patur asnjë reagim.