Pas avllis!

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Pas avllis!
Krijesë e bukur,
Ky interesaxhiu,
Me ty po luan,
I duhesh,t’duan,
S’të lënë t’shuhesh,
Farën tënde ruajnë,
Por kur vjen behari,
Atje pas avllis,
Farë tënde gjuajnë,
Kopshtin me sajdis,
Ndjenja për ty fikun,
Hiç me t’llogarit,
Qëllove sojnike,
E me shumë fortësi,
Fillon e shpërthen,
Mbarë, filizi i ri,
Shtatin e lëshon,
E fillon e ecën,
Bashkë me hijeshinë,
Nuri të shëndrinē,
Je bërë, krejtë lakmi,
Çdo herë kur t’takoj,
Ç’mi kënaqe sytë,
Krejtë po rrezaton,
Gjithë kjo hijeshi,
shpirti po më qeshë,
E qeshura me dhimbjen,
U kthyen në peshē,
Dikun e mësova,
Jetën nuk t’vlerësojnë,
Peng e mbaj në vete,
Paska, llojë-llojë,
Çdo her nënvlerësimin,
Në zili e përkthej,
Por, ngjyrat tua të ndezura,
S’mundet, kush ti zbeh,
At bukuri, quaje krenare,
Vazhdo e harlisu,
Merre botën tënde!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu