350 mijë euro për perde, zero lek për kërkim shkencor!”/ Xhemollari: Rektori gënjeu për renditjen, UT në fund të listës!

0

Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për gjendjen alarmante të arsimit në Shqipëri dhe rënien e Universitetit të Tiranës në fund të klasifikimit të “QS University Rankings”. Xhemollari tha se rektori Artan Hoxha ka gënjyer për klasifikimin dhe se universitetet shqiptare janë në fund të tyre prej vitesh dhe jo vetëm gjatë vitit të fundit.

Xhemollari tha se buxheti i UT për kërkimin shkencor është zero, ndërkohë që ka shpenzime shumë të larta për infrastrukturën, si përshembull 300 mijë euro për perde.

“Është hedhur në një vazo me 688 universitete dhe ka dalë i 11 nga fundi. Universiteti i Tiranës ka dalë në fund.

Është dështim personal i drejtuesit të universitetit që ka patur si platformë ndërkombëtarzimin. Është gënjeshtër, manipulim dhe tentativë për ta fshehur këtë sondazh. Ne e shpërndamë në media. Është dështim i strategjisë së arsimit. Rama na tha që ndërkombëtarizimi do të jetë prioriteti ynë. Si rankohen universitetet?

Së pari matet reputacioni akademik. UT drejtohet nga drejtues, që nuk kanë publikime shkencore, nuk i njeh askush në fushat e tyre. Në zgjedhjet në universitete përfshihen edhe bandat kriminale. Zoti Hoxha ka qenë përballë zonjës Hafizi, që ka dhjetëra publikime shkencore. Nëse ne e kemi UT të marrë peng, është një person që njëherë bëhet vetë rector dhe njëherë zgjedh dikë

Nëse do të flasim për pavarësinë, shihni mbledhjen e fundit të konferencës së rektorëve, ku kryeministri kishte mikrofon dhe rektorët nuk kishin. Kjo është shpërfaqja më e keqe e autonomisë universitare.

UT ka zero buxhet për kërkim shkencor për tre vitet e fundit. Blihen 350 mijë euro perde, 650 mijë euro për bojra…Për kërkimin shkencor, zero lekë”, tha Xhemollari.

CHECK

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu