Inida Gjata: Nuk doja të ikja, por në Shqipëri më mbyllën dyert

0

Inida Gjata e njohur si Zhaku, ka vite që jeton në Gjermani, ku ka ndërtuar edhe familjen e saj.

Por ajo është shumë aktive në rrjetet sociale sidomos për zhvillimet e këtyre kohëve në Shqipëri e në Kosovë. Ajo i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të pakënaqur që të mos ikin në vende të tjera por të zgjedhin Kosovën për një jetë më të mirë.

E ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ajo foli rreth kësaj teme duke shtuar se arsyeja se pse iku nga Shqipëria, ishte sepse vendi ynë nuk ia krijoi mundësitë që të qëndronte.

Mes të tjerash ajo nënvizoi se nuk donte të ikte por që nuk kishte asnjë derë të hapur për të vazhduar karrierën e saj.

“Që në vitin 2000 kam marrë pjesë në aktivitetet kulturore. Unë ika nga Shqipëria jo se doja të ikja, ika se mua mi mbyllën të gjitha dyert. Kishte dy vjet që e mbaja burrin gjerman në Shqipëri, dhe ai mund të rrinte më shumë sepse ai është shmë i lumtur këtu. Por për fat të keq mua nuk mu krijuan mundësitë të vazhdoja jetën në Shqipëri dhe pastaj ika”-tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu