Begaj mori edhe parukieren e gruas në OKB, “Lëvizja Bashkë”: Abuzim dhjetëra mijëra dollarë nga paratë e shqiptarëve

0

‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit ka reaguar në lidhje me skandalin ku presidenti Bajram Begaj ka marrë me vete një numër të lartë shoqëruesish për qëndrimin në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e OKB.

Mes emrave në listën e personave që shoqëron Begajn, është edhe parukierja e bashkëshortes së tij, një shoqëruese e bashkëshortes, djali i Presidentit dhe një numër i lartë këshilltarësh.

‘Lëvizja Bashkë’ thekson se Begaj ka abuzuar me dhjetra mijëra dollarë, nga paratë e taksapaguesve, për shpenzime të panevojshme.

Më tej, Lëvizja Bashkë thekson gjithashtu se qeveria Rama i ka prioritet shpenzimet e luksit, duke shtuar edhe rritjen e pagave gtë deputetëve në mbi 3 milionë lekë në muaj. Ata theksojnë gjithashtu se pensionet, asistenca sociale dhe kempet e invaliditetit, ndihma për jetimët dhe shpenzimet për më të varfrit e të pafuqishmit e shoqërisë mbeten nga më të ultat në Evropë

“ABUZIMI ME PARATË PUBLIKE NUK KA TË NDALUR. Pjesëmarrja e Presidentit te Republikës Bajram Begaj në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, shpalosi edhe një herë traditën e abuzimit të vazhdueshëm të shtetarëve tanë me paratë publike.
Miq, familjarë, truproja, madje edhe një parukiere, plot 21 emra, do të jenë shpura shoqëruese e Begajt në Nju Jork, duke i kushtuar buxheti disa dhjetëra mijëra dollarë shpenzime të panevojshme.

Shpenzimet e luksit për zyra, vetura, dieta dhe hotele janë prioritare për Edi Ramen dhe ministrat e tij. Jo larg, më 25 maj, deputetët e mazhorancës dhe i gjithë parlamenti votuan unanimisht për ta rritur pagën e tyre në mbi 3 milionë lekë në muaj. Pagat e ministrave, gjykatësve të lartë dhe vetë presidentit u rriten gjithashtu ndjeshëm. Sot po diskutohet rritja e mëtejshme e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq pensionet, asistenca sociale dhe kempet e invaliditetit, ndihma për jetimët dhe shpenzimet për më të varfrit e të pafuqishmit e shoqërisë mbeten nga më të ultat në Evropë. Pagat e punëtorëve, mësuesve dhe nëpunësve të vegjël gjithashtu. Minimumi jetik refuzohet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit. Lëvizja BASHKË është kategorikisht kundër abuzimit me paratë publike. E kemi dëshmuar këtë parim me fjalë e me vepra. Abuzimi është shenja se hajdutëria e tyre nuk ka më kufi”, shkruan Lëvizja Bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu