RENEA e FNSH në Vlorë, 3 të arrestuar

0

Tre persona janë arrestuar nga Policia, në një operacion që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Forcat e RENEA dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle në disa locale përgjatë bulevardit, në kuadër të një operacioni për kapjen e personave në kërkim, apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Nga raportimet e para mësohet se 3 persona u kapën në një local, pasi dyshohet se kanë pasur armë me vete, që i posejdonin pa leje.

Ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me operacionin apo për personat që raportohet që janë kapur me armë pa leje, por thuhet se Policia po verifikon lëvizjet e këtyre shtetasve gjatë ditëve të fundit, personat që kanë takuar etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu