“Më kanë pushkatuar gjyshin”/ Qytetari refuzon kurorat e Benet Becit dhe e largon të turpëruar nga festa e Reçit

0

Ceremonia që përkujton 77-vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Postribës, është shoqëruar me një incident.
Gjatë ceremonisë përkujtimore, një nga të pranishmit që i kishin pushkatuar gjyshin, mori kurorat duke i hedhur në rrugë në shenjë revolte dhe neverie ndaj atyre që sot u bëjnë homazhe.
‘Nuk ka nevojë me ardh ai. Ai më ka pushkatuar gjyshin. Nuk ka nevojë me ardh ai se më ka vrarë gjyshin‘-thotë i revoltuar qytetari, teksa drejton gishtin nga Benet Beci.
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, nuk mbajti asnjë fjalim të rastit dhe as nuk iu përgjigj gazetarëve, duke vendosur të largohet menjëherë nga vendi ku u zhvillua ceremonia.

Pamjet e incidentetit në fjalë i publikoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
“Refuzohen kurorat e partisë terroriste në Postribë!

“Më kanë pushkatuar gjyshin,” shfryn me mllef qytetari!”, shkruan shkurtimisht në komentin bashngjitur pamjeve që nuk kanë nevojë për koment, ish-kryeministri Sali Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu