Shkruan Kujtim Gjuzi
– Shkëlqesi Gjyqtarë po frenoni shtetin e së drejtës.
– Skandal Juridik :
– Kryetare e kuvendit Republika e Shqipërisë Znj. Lindita NIKOLLA “çertefikon” Kryetar të PD zotin Lulzim Basha i dha njohje sot si kryetar grupi i PD
– Nëse Gjykata e lartë vijon dhe vonon seancën gjyqsore në konfliktin parimor të Partisë Demokratike po dëmton shtetin e së drejtës që realizohet me votë të lirë ?!
1 – Mars 2022 Gjykata e Faktit Tiranë ka njohur dokumentacionin e kuvendit 11 Dhjetor 2021 të paraqitur nga PD Rithemelimi.
2 – PD Rithemelimi mori në kontroll zyrtat qëndrore të blinduara nga Lulzim Basha pra selinë e Partisë Demokratike bazuar në një vendim Gjykate.
3 – Enkekeid Alibej me cilësi të kryetarit në detyrë i Partisë Demokratike me mënyrën e tij individuale ankimoi vendimin e Gjykatës faktit Tiranë në Gjykatën e Apelit Tiranë duke u pranuar si palë.
4 – Gjykata e apelit Tiranë vonoi 11 muaj seancën gjyqsore duke dhënë vendimin në Mars 2023 e riktheu çështjen për rigjykim themeli në Gjykatën e Faktit Tiranë.
5 – PD Rithemelimi bazuar në ligj bën rekurs duke ankuar çështjen në konflikt pranë Gjykatës Lartë.
6 – Pse Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë nuk jep përparësi nuk merr në shqyrtim për 7muaj rresht vendimin e Gjykatës Apelit Tiranë ?!
7 – PD Rithemelimi ka 7 muaj që pret seancën rekurs të Gjykatës Lartë kundër vendimit të Gjykatës Apelit Tiranë me palë Enkekeid Alibej kundër Vendimit të Gjykatës Faktit Tiranë.
Vo.
– Ku është Shteti i së drejtës që duan Shqiptarët zotrinj gjyqtarë ?
Pasojat :
a – PD Rithemelimi nuk hyn në zgjedhje 14 Maj 2023 pasoja e konfliktit gjyqsor të mbajtur peng nga gjykatës të papërgjegjëshm në shtetndërtim me votë të lirë po cënojnë opozitën.
b – Gazmend Bardhi Sekretar i përgjithshëm i PD zyrtare ( me Vula ) në konflikt me PD Rithemelimi. GB zgjidhet në Maj 2023 kryetar i grupit parlamentar Demokrat mbështetur me 19 firma deputetësh demokratë i njohur zyrtarisht nga kryetare e Kuvëndit Republika e Shqipërisë.
c – Gazmend Bardhi në cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm dhe kryetar grupi i PD zyrtare i drejtohet Gjykatës Faktit Tiranë pa ndodhur fakti.
GB Kundër vendimit të kryesisë PD zyrtare duke mos njohur mbedhjen e këshillit Kombëtar PD zyrtare e cila është në proces gjyqsor pranë Gjykatës lartë ( theksoj dosja e PD në konflikt gjyqsor ndodhet për Rekurs në Gjykatën e Lartë )
GB ankimon vendimet për zgjedhjen e kryetarit të dorhequr publikisht por jo zyrtarisht në gjykatën e faktit Tiranë ku zoti Lulzim Basha ekziston kryetar de jure i PD pranë kësaj Gjykate ?!
d – Sekretar i përgjithshëm Gazmend Bardhi mban Vulën e PD zyrtare sepse PD zyrtare është në konflikt gjyqsor me PD Rithemelimi bazuar në vendimin e Gjykates Faktit Tiranë.
Vulat e miratuara nga kjo Gjykatë vendimi i ankimuar nga Enkekeid Alibej në dorheqje janë Vula legjitime.
Pra:
– Vula që mban Gazmend Bardhi dhe PD Rithemelimi njihen zyrtarisht nga Gjykata e Faktit dhe Apelit Tiranë megjithese konflikti gjyqsor nuk ka marrë formë finale.
e – Nëse Lulzim Basha i është drejtuar kryetares së Kuvendit RSH Zonjes Lindita NIKOLLA me shkresa zyrtare vulosur me ( Vula të pa njohur nga një vendim Gjykate i formës përfundimtare ) jemi në kushtet falsefikimit stampa dhe Vula.
– Kodi penal RSH parashikohen denim jo vetëm për falsefikatorët por edhe për ata që marrin dijeni për krim të presupozuar.
Zonja kryetare e Kuvendit duhet të bëjë kujdes me dokumentacionin zyrtar ta verifikojë është apo jo në përputhje me Ligjin dhe protokollet në zyrat e shtetit.
ë – Nëse Lulzim Basha i mbështetur vetëm nga firmat e mbi 7 deputetëve të Partisë Demokratike dalë nga lista PD zgjedhje 2021 por theksoj ( e pa vulosur shkresa zyrtare automatikisht Lulzim Basha ka realizuar me ( artific juridik kohore duke zënë afatin bazuar ne rregulloren e Kuvendit RSH ) ne menyre legjitime bëhet zyrtarisht kryetar i grupit Parlamentar të Partise Demokratike qofte edhe me 7 deputetë.
f – Nëse kryetare e Kuvendit Republika e Shqipërisë zonja Lindita Nikolla ka pranuar shkresa, vulosur, theksoj ( vulosur dhe firmosur ) nga Lulzim Basha me cilësi kryetar i PD i zgjedhur me 29 Korrik 2023 por i pa çertefikuar nga një vendim përfundimtar të formës së prerë të një Gjykatë në Republikën e Shqipërisë po bashkëpunon në krim protokollar me vula e stampa të fallsefikuara paraqitur në zyrat e Kuvendit RSH
Zonja dhe zotrinj:
Shkëlqesi Gjyqtarë mos mbani “peng” Partinë Demokratike, Partia më e madhe opozitare në Republikën e Shqipërisë.
Ps.
Partia Kombëtare Konservatore Albania, Kryetari i saj Kujtim Gjuzi Deputet Legjislatura lX janë të interesuar për Shtetin e së Drejtës me Votë të Lirë.
Ne Konservatorët këshillojmë :
GJYQTARËT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Opozita Demokratike nuk duhet të mbahet peng në Gjyqsor.
Ju shkëlqesi Gjyqtarë jeni shtylla e tretë e pushtetit me votë të lirë.








