Gazetari zbulon prapaskenat: Ahmetaj nuk shkon vetëm në burg

0

Gazetari Eni Ferhati tha se informacioni i dhënë nga avokati i Ahmetajt se ky i fundit ndodhet në Britani të Madhe duhet marrë me rezerva pasi ishte i njëri avokat që kur media interesohej për vendndodhjen e ish-ministrit tha se ai ndodhej brenda vendit, gjë që rezultoi e pavërtëtë.

Ferhati tregoi se në dosjen voluminoze të hetimit 1-vjeçar të SPAK, së bashku me Ahmetaj do të ketë edhe persona të tjerë ndaj të cilëve do të merret masa e arrestit me burg si persona që e kanë ndihmua në pastrimin e parave apo fshehjen e pasurisë.

“Kam informacione dhe në bazë të dosjes voluminoze të SPAK, që bashkë me Ahmetajn do ketë edhe persona të tjerë që do merren në masën e arrestit me burg, të cilët kanë rezultuar se kanë ndihmuar ish-zyrtarin e lartë të pastrojë paratë dhe të fshehë pasurinë e tij, vepra të cilat sipas SPAK, Ahmetaj i ka kryer në bashkëpunim. Nëse i referohemi dosjes së SPAK pas hetimit 1-vjeçar ndaj Ahmetajt rezulton se ka edhe emra të tjerë që përmenden, që mund të jenë me përgjegjësi ligjore”, tha gazetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu