Viktimat u qëlluan me armë në pritë në fshatin Sumë të Njësisë Administrative Pult.
Babë e bir kishin shkuar të shikonin shtëpinë e tyre në fshat që u dogj qëllimisht mbrëmjen e së mërkurës, pasi vetë jetojnë në Shkodër.
Por dyshohet se e gjithë ngjarja të ketë qenë e orkestruar.
Në shtëpinë e shkrumbuar i priste ekzekutori. Babë e bir u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur në vend.
Autori/ët e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen.






