Policia i ndaloi të birin në Kosovë, reagon Vuçiç: Është pak më trim se Albin Kurti

0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pasi Policia e Kosovës ndaloi djalin e tij, për shkak të bluzës me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion” që pati në festën e Vidovdanit.

Vuçiç ka thënë se Danilo ka ecur mes mes Prishtinës me bluzën me atë mbishkrim, duke treguar që Albin Kurti nuk është i guximshëm. Sakaq, ka theksuar se i biri nuk është më i vogël dhe më pak trim se Kurti.

 “E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është përreth meje, por në rregull. Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu