Në gjuhën popullore, kur nuk duan të përdorin fjalë banale për një përson si psh: luan bythën sa andej këndej, pederast dhe epitete të tjera që nuk është as rasti për t’i përmendur as per meshkuj dhe as per femra, cilësohen bishtpërdredhur ose tel i përdredhur.
Mjafton kjo të thuhet dhe nënkupton shumë.
Në rastin e PD-së, mund të themi se paska patur shumë ose paska qënë e mbushur me të tillë bishtpërdredhur. Sidomos në nivelet drejtuese të partisë, në kryesi, por më shumë deputetët e saj.
Këto bishtpërdredhur nuk kanë asnjë ideal, tradhtojnë edhe vetën e vet.
Ta konkretizojmë në rastin e PD-së:
Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 mori 630 mijë vota. Fushata elektorale e saj ishte brilante dhe shpresë për fitore, për ndryshim. Mirpo në hije qëndronte Berisha si gjithmonë, edhe pse heshti dhe nuk u pa asnjë ditë në fushatë. Për hir të së vërtetës, prej tij nuk ju dha pushteti PD-së dhe nuk u bë Kryeministër Lulzim Basha.
Këto i kemi thënë edhe më parë. Koha po i vërteton.
Më pas, ndodhi që Berisha me familjen e tij u shpallën non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe dhe nisi përçarja e pariparueshme në PD.
Këto ishin momentet kur do të shfaqeshin bishtpërdredhurit ose telat e përdredhur. Lëvizja e Berishës me foltorën e tij morën shumë, po shumë prej telpërdredhurve të PD-së. Mori të korruptuar, servilë, spiunë etj, por edhe të zhgënjyer nga pritja e gjatë në opozitë.
Berisha i mashtroi se do ti sillte në pushtet që në betejën e parë me Edi Ramën. Por në këtë përballje, dyshja Berisha-Metaj u turpëruan, morën një rezultat katastrofik duke shuar përfundimisht shpresat e foltoristeve se Berisha i kthen në pushtet.
Por, Berisha nuk i mori të tërë bishtpërdredhurit e PD-së. I la disa në PD-në zyrtare, sa për farë të keqe.
Këto janë të gjithë ato dhe ata që nuk u duken asnjë ditë në fushatë në zgjedhjet e 14-Majit. Madje në PD-në zyrtare, ka nga ata që luftuan të fitonte Foltorja dhe u shfaqën në fushatë pro kandidatëve të tyre.
Bishtpërdredhurit e PD-së, Kryesia e saj , tre ditë para nisjes zyrtare të fushatës se 14-Majit, vendosën me votim të mos përfaqësohemi me kandidat në 61 bashkitë e vëndit!
Madje në disa bashki nuk u përfaqësuam as me kandidat për këshilltarë!
Çfar emri ti vemë kësaj punë?!
Kur do bëhet analiza e zgjedhjeve të 14-Majit në PD?!
Kaq e vështirë është të mblidhet Kryesia e saj, apo duan ta mbajnë akoma peng?!
103 mijë votat e demokratëve po thërrasin.
Duhen dëgjuar mirë 103 mijë votat e arta që mbajtën gjallë PD-në o telpërdredhurit tanë…
PD-ja me Gazmend Bardhin dhe bishtpërdredhur të tjerë , sidomos kryesinë , duke mos e përfaqësuar PD me 61 kandidat për kryetar bashkie dhe duke e lënë pa kandidatë për këshilltarë në disa bashki, iu prenë krahët Partisë Demokratike .
Si rrezultat i “strategjise së telpërdredhurve” , tani PD-ja nuk ka asnjë kryetar bashkie të zgjedhur!
Kjo është fatkeqësia e të ardhmës së PD-së, mbushur ende me telpërdredhur.