Deputetët do të marrin rrogë 3 milionë lekë, Petro Koçi: Nuk kemi makina dhe as shofer, po rrezikojmë jetën

0

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka folur për rritjene pagave, të cilat do të miratohen këtë të enjtë në Kuvend.

Ai shpehu shqetësimin duke thënë se dikur deputeti kishte makinë dhe shofer në dispozicion nga shteti, kurse sot nuk ka.

Duke iu referuar këtij trajtimi deputeti socialist u shpreh në A2Cnn se parlamenti sot nuk e ka këtë llok dinjiteti.

“Kemi të bëjmë me një rritje pagash në përgjithësi, në të gjithë sistemin buxhetor. Por, mendoj që një status deputeti prej langaraqi do ta bënte edhe vetë Parlamentin langaraq. Këto diferenca hapin debat dhe diskutim, por është në dinjitetin e një vendi që Parlamenti të ketë një trajtim normal.

Aktualisht, nuk e ka këtë lloj dinjiteti. Sot deputeti është vetë sekretar, vetë shofer… Dikur ka patur makinë dhe shofer në dispozicion nga shteti, nuk kishte nevojë të rrezikonte jetë një person i cili shpenzon orë të tëra në debate dhe takime, e pastaj të kthehet në shtëpi në orët e vona.”- tha deputeti socialist.

“Megjithatë, unë nuk besoj se deputetët janë ligësia e këtij vendi. Nëse marrim sot nivelin e jetesës dhe pagat, deputeti, edhe me ndryshimet që do të hyjnë në fuqi, nuk është nga më të paguarit.

Nëse marrim pasanikët e këtij vendi, deputetët janë fundi i kavallit. Ka edhe nga ata që janë biznesmenë, por po flas për ata që janë vetëm deputetë, që nuk kanë biznese. Nuk është se kjo na çon në një pozicion kaq shumë të lakmueshëm”, shtoi Petro Koçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu