Himara, greke? Eksperti publikon dokumentin historik: Është gjetur në SHBA

0

Juristi i të Drejtës Ndërkombëtare, Agron Alibali ka publikuar një dokument të gjetur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i jep fund zërave se Himara është zonë greke. Debati në fjalë është ‘rizgjuar’ dhe pas arrestimit të kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, nën akuzën e blerjes së votave.

Alibali solli në vëmendje një dokument të Marinës Franceze në Traktatin e Paqes në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ku shprehet qartazi që popullsia në zonën e Himarës është shqiptare.

Në dokumentin e zyrtarit të Marinës Franceze thuhej se popullsia që shtrihet nga Valona deri në Korfuz është shqiptare, por për shkak të besimit ordodoks, Greqia është e prirur t’i konsiderojë si grekë.

“Këto shqiptarë janë të besimit ortodoks dhe për këtë arsye është prirja për t’i konsideruar si grekë. Është një dëshmi shumë e rëndësishme nga një kapiten i anijes franceze, nga një zyrtar i Marinës Franceze, i cili është ekspert dhe i raporton vendin të vetë të vërtetën. Dhe duhet pasur parasysh se prirja e Francës në atë kohë është të mbështeste tezat grek në Shqipërinë e Jugut”, tha Alibali në një intervistë në media.

Letra e plotë

Do të doja t’i tregoja komisionit se arsyet që e shtyjnë Greqinë të pretendojë bregdetin që shtrihet nga Vallona në Korfuz janë të natyrës ushtarake. Greqia nuk mund të shtyhet nga nevojat e emigrimit të saj, as nga arsyet etnike dhe tregtare. Në lidhje me emigracionin, nëse Greqia merr territoret që kërkon në Traki, në Maqedoni, në Azinë e Vogël, në Dodekanez, emigracioni i saj nuk do të përqendrohet në këtë shtrirje të vogël bregdetare që shkon nga Vallona në Korfuz. Nga pikëpamja etnike, popullsia e gjithë këtij rajoni, siç kam mundur të kuptoj gjatë muajve të gjatë që kalova atje, është tërësisht shqiptare. Këto vende në Shqipëri janë ortodokse dhe për këtë ne priremi t’i konsiderojmë si grekë.

Himara, greke? Eksperti publikon dokumentin historik: Është gjetur

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu