PD-ja, luftoi në fushë të minuar!

0

Shkruan Zef Ndreka

Asnjë surprizë! Shqiptarët nuk duan Berishën, nuk duan Metën, por nuk duan as Ramën. Nuk duan trëkëndëshin e pengmarrjes së politikës shqiptare. Si fillim, votuesit varrosën dyshën Berisha-Meta. Por nuk është se shtuan votat për PS-në. Dy brinjët e trëkëndëshit u shkërmoqën. Trëkëndëshi nuk mund të qëndrojë me një brinjë. Po vjen radha e Ramës, i kapur gafil në vjedhjen e inçeneratorëve.

Megjithë fitorën ndaj dyshës së turpit. Mos pjesëmarrja në votime e shqiptarëve, pikërisht këtë tregon. Rreth 70% e votuesve nuk e ushtruan të drejtën e votës për ndryshim. PD-ja, nuk mori votat e saj. Ajo mbijetoj në kushtet e një fushë totalisht të minuar nga trekëndëshi. Berisha me luftën përsonale duke përfshirë PD-në në luftën familjare kundër Amerikës, arriti të përçante PD-në, dhe të arrinte të trafikonte votat drejt spiunit Metaj. PD-ja, nuk mund të luftonte në ajër. Pa lekë, pa media, pa lidership, pa program, e përgjumur, në agoni.

Ajo copë tokë që kishte mbetur pa minuar nga pengmarrësit e politikës, u shfrytëzua maksimalisht nga Enkelejd Alibeaj, i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se kishte mbetur i vetëm, pa kandidat dhe me deputetë të PD-së kundër. Pa Sekretar të Përgjithshëm që luftonte kundër PD-së. Pa zëvëndës kryetarë, që nuk u shfaqën në fushatë. Në këto kushte, PD-ja, ose duhet mbyllur se e minosën në bashkëpunim me Berisha-Meta, ose duhet të provojë transformimin e madh me organizim tjetër, me udhëheqës të dalë nga votimet. Nuk mund të kuptohet PD me 4-10 %. E djathta shqiptare duhet të ristruktrohet, e qartë dhe pro euroatlantike. Nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe, shqiptarët vazhdojnë të humbasin kohën e tyre…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu