Zgjedhjet në Turqi, akuza e ministrit të Brendshëm: Biden po përgatit grusht shteti!

0

“14 maji është një përpjekje për grusht shteti politik Kjo është e qartë si drita e diellit. 14 maji 2023 është një tentativë për puç nga ana e perëndimit”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, që i drejtohej presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Këtë nuk po e them unë. Njeriu që drejton sot SHBA-në e ka thënë këtë vite më parë. Kur të gjitha përpjekjet e tyre dështuan vite më parë, Biden u shpreh se kjo është mënyra e vetme që ata do të jenë në gjendje ta kenë Turqinë nën kontrollin e tyre,”, -vazhdoi Soylu, duke nënkuptuar kështu ekzistencën e një plani për ndryshimin e pushtetit në vend

Sondazhet e fundit tregojnë për një epërsi të lehtë të sfiduesit kryesor të Erdogan, udhëheqësi i opozitës së qendrës së majtë, Kemal Kilicdaroglu, i cili mbështetet nga Aleanca e Kombit, një grupim prej gjashtë partish politike. Erdogani është kritikuar për qeverisjen e tij gjithnjë e më autoritare, mënyrën se si e ka trajtuar ekonominë dhe inflacionin e shfrenuar gjatë viteve të fundit, si dhe për trajtimin e situatës së krijuar nga tërmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu