Zgjedhjet lokale të 14 majit bëjnë bashkë shefat e misioneve të BE-së

0

Shefat e misioneve të Bashkimit Europian kanë zhvilluar një takim lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, përmes një postimi në Tëitter.

Sipas saj, në takim kanë marrë pjesë edhe ambasadorja Audrey Glover dhe shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Hohmann tha se është e rëndësishme zhvillimi i zgjedhjeve në përputhje me standartet ndërkombëtare.

“Kënaqësi të kishim në takimin e sotëm të Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadoren Audrey Glover, Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe,” u shpreh Hohmann.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu