Shpërfilljet…

0

Shkruan Zef Ndreka

Ftesave të PD-së zyrtare për bashkëpunim si një parti e vetme, me synim bashkimin sa më parë të PD-së të përçarë nga Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar për shkak të njollës non grat-a të dhëna nga SHBA-të, grupi drejtues i Foltorës dhe kryetari i tyre i janë përgjigjur negativisht. Me kokfortësi dhe pa asnjë mendim politik për perspektivën e PD-së, ata vazhduan rrugën e tyre të qartë kundër Amerikës, duke përdorur emrin e Partisë Demokratike dhe duke u munduar ta përfshijnë në konflikt edhe PD-në me politikën amerikane.

Historia dihet.

Sot jemi në momentet e regjistrimit të partive politike në KQZ. Berisha, ky premtues dhe mashtrues i madh i elektoratit demokrat që nuk mundi as për një vit e gjysëm të rrëzonte Ramën(e kishte premtuar se e rrëzonte për tre muaj), ka mbetur pa vulë! Do të thotë pa përfaqësim ! Do të thotë, se demokratët do të mbetën përsëri në opozitë për faj të tij. Berishës sot i ka mbetur të “falet” tek konservatori Kujtim Gjuzi! Të gjitha rrugët e tjera i ka të zëna. Ia ka mbyllur vetës për 32-vite poshtërsi që ka bërë në demokraci. Berisha ka mbajtur të hapur vetëm rrugën e vjetër, atë të para viteve ’90 kur ishte zyrtarisht komunist. Pasi i provoi të gjitha postet më të rëndësishme shtetërore e politike, pasi përdori teknikën e Ramiz Aliaj-t në përdorimin e etjes popullore për ndryshim dhe ” Për një Shqipëri normale si gjithë Europa”, pasi bëri korrupsion dhe u pasuruar familjarisht, pasi minoi sistemin e drejtësisë që mban në këmbë shtetin, pasi u shpall non grat-a nga SHBA-të dhe përçau demokratët dhe PD-në, Berisha pra, ky sharlatan apo monstër politike, luftoi hapur kundër rrugës euroatlantike dhe politikës amerikane për pavarësinë dhe forcimin e shqiptarisë në rajon.

Berisha kërkon aleat sot, se ndjehet i braktisur.

Në këtë derexhe është katandisur, ka përfunduar. Dorës së shtrirë nga PD-ja përpara fillimit të foltorëve të famshme të tij, pikërisht në ditën e takimit Bardhi-Paloka, ai nënshkroi një marrëveshjeje-kontratë “historike” bashkëpunimi me spiunin Metaj të PL-së, duke injoruar me një shpërfillje fyese grupin e PD-së zyrtare. Më pas, në rrugën e tij vazhduan edhe të zgjedhurit e foltorës.

Sot Berisha i vetëm, kuptoi si u tall dhe si luajti politikë me të Meta, që nuk luan për herë të parë kështu me të! Berishën e refuzuan Partia Agrare, LZHK-ja, PL-ja etj dhe ky fakt e ka tronditur thellë për shkak të vetmisë ku gjendet. Pas këtyre refuzimeve, atij i ka mbetur të kthehet tek Gjuzi, tek konservatorizmi i tij i premtuar! Për partinë e Gjuzit do të jetë një bingo, pasi mund të trafikohen disa demokratë të Saliut që nuk janë konservatorë. Por paradoksi është se Berisha është i shpallur non grat-a jo vetëm nga SHBA-të por edhe nga Konservatorët Anglez. Gjithsesi, Berisha vazhdon e kalkulon për përçarjen e PD-së, për zgjedhjet vëndore. Shpresa e tij, për të marrë një Bashki në koalicion me PBDNJ-në mbetët vetëm Himara, me një kandidat kriminel i cili në ngjarjet e Peshkëpisë, ka vrarë dy ushtarakë shqiptarë në kufi. Koalicioni i Foltorës me to nuk ka nevojë të komentohet.

Votat e salikratëve të ashtuquajtur demokratë, do të trafikohen për Kandidatin antishqiptarë, pro grek! Më kot mundohet Berisha me grekët, Metën, me rus apo serbë. Edhe me konservatorin Kujtim Gjuzi! Më kot mundohet me kunatin e Mediut komisionarin e KQZ-së Celibashin i cili ka shkarkuar vetën me deklaratat e papërgjegjshme politike që bëri. Më kot mundohet me Ahmetaj-n duke e mbrojtur! Më kot edhe me Mehdiun dhe Zenin. Më kot mundohet edhe për t’i zgjatur jetën Ramës, brinjët së trekëndëshit të Bermudës Më kot Berisha mundohet edhe për vetën…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu