22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator 2024
Ballina Aktualitet Punëtorë nga Nepali, Bangladeshasit braktisën vendin, pasi u pajisën me vizë

Punëtorë nga Nepali, Bangladeshasit braktisën vendin, pasi u pajisën me vizë

0

Sektori i prodhimeve dhe ai shërbimeve po vuan pasojat e largimit të fuqisë punëtorë. Në sektorin fason dhe fabrikat e këpucëve nevojat janë për 20 deri në 25 mijë punonjës ndërsa në bar-restorante e hotele kërkohen 15 mijë njerëz.

Nëpër fasoneri vakancat po mbulohen me kontrata nga Nepali. Gratë nga ky shtet vijnë me negocimin e agjencive të punësimit për të zënë një vend pune, që në shtetin e tyre nuk e arrijnë dot, për arsye të ndryshme. E njëjta skemë punësimesh po ndiqet edhe në Filipine.

Kosto e punësimit mbetet e lartë për biznesin shqiptar, i cili paguan noterizimin e dokumenteve, policat e sigurimit dhe biletat e udhëtimit në disa raste, por për gratë e këtyre vendeve duket se ka garanci në punësim, pasi ato i zbatojnë kontratat.Nga ana tjetër, bangladeshasit nuk kanë përmbushur vakancat dhe pritshmëritë, pasi kanë braktisur jo vetëm vendin e punës, por edhe Shqipërinë. Ata e kanë përdorur vizën e tyre të punës si trampolinë për të udhëtuar nga Bangladeshi në vendet më të zhvilluara të Europës.

Pagat e ulëta dhe kosto e lartë e jetesës në Shqipëri i kanë detyruar ata të kërkojnë mundësi më të mira për jetën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu