DEA e di se spiunët janë falas këtej

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Gjymtyrët e Shtetit Mafioz janë paralizuar e nuk funksionojnë. Organizmi i mafies është i “ngopur”, por meqë ishim familjarizuar me të keqen tonë, mund ta ngushëllojmë çmendurinë kolektive. Se kështu vdesin dhe lindin epokat në këtë vendin që quhet “Bota e Krimit”.

Ishim keq në si shtet-bërje edhe shtet-shprishje.

Nëse deri sot, mafia, sa “qëllohej” nga amerikanët, “plagët” i mjekonte tek SPAK-u, Edi Rama dhe opozita që ende nuk ka ngritur zërin kundër mafies, sot ka tension gjithandej. Mafiozët as kanë ku të lidhin një fashe, as ku të fshehin paratë e krimit, as kokën, as çmenduritë.

Meqë, të gjithë janë “çmendur”, ju zotërinj mafiozë, siç nuk e çatë prapanicën as për ambasadoren Yuri Kim, as për ne që ju kemi ju ndjekur me shkrime, as për SPAK-un, as për popullin, mos u “shqetësoni” as për DEA-an amerikane që ka ardhur t’ju arrestojë. Lufta është luftë! Siç ka fitore, ka edhe humbje.

Betejën e keni më të fortë se me Amerikën.

Amerika nuk ja doli me ju, ndaj ju ka lëshuar informatorët, shokët tuaj, bashkëpunëtorët, komshinjtë, që me një telefon apo e-mail, kanë në dorë fatet tuaja dhe tonat.

Normalisht, në xhungël, as e dimë as mund ta dimë jetesën.

Dimë se dinozaurët janë fosile, se kriminelët dhe hajdutët tanë janë “skelete” që do i varim në “gozhdën” e kujtesës më të zezë historike, duke i bërë legjenda dhe tregime, me burra shteti, ambasadorë, FBI, OSBE, SOROS, ODHIR, Ujqër që hynin edhe në spitale e Tigra që kafshonin deri në Panama nën etiketën ‘Made in Albania’.

Epoka 32 vjeçare, ku i forti e bën telef të dobëtin, ku ligji në vend të ndiqte kriminelët i mbronte, e mbylli ciklin.

Ju zotërinj spiunë, aktivizojuni përmes numrit publik të telefonit në What’s app dhe adresën  e-mailit pranë ambasadës amerikane, për të kapur kafshët e xhunglës që ju kanë “ngrënë” ushqimin dhe kafshuar liritë, të drejtat dhe jetët tuaja.

Anonimiteti është i sigurt, jo si deri tani që ju dekonspironte vetë policia, prokuroria, hetuesia, pastaj hanit një “dru” të mirë, një plumb qorr, apo detyroheshit të merrni arratinë rrugëve pa rrugë të Evropës.

Këto udhë kishit ju zotërinj spiunë, se ato të Amerikës i kishin për të vetët Edi Rama, Taulant Balla, Lali Eri e ca ministra e ministresha që ishin “liçencuar” për kuakifikimet nëpër sportelet e McGonigalit.

Automati i McGongal-Rama, ra.

Sjellja e kryeministri publikisht, si siguresa e mafies dhe krimit të organizuar, si “dokumenti” i ambasadës amerikane për pajisjen me viza të atyre që mbushin kutitë e Partisë Socialiste me vota të vjedhura, është në “grackën” e drejtësisë që as dekonspirohet, as blihet më.

Ndihma ndaj Agjencisë Amerikane për luftën kundër krimit të organizuar dhe parave të pista të lidhura me drogën, vërtetë nuk ka pagesë, por është në substancën tuaj informimi vullnetar.

E keni në gen zanatin.

Paçka se termi spiun tingëllon keq edhe në retorikën e komunikimit, se vijmë nga një sistem diktatorial, në rastin konkret, është e kundërta. Keni shansin të merrni bekimin, ju paçim spiunë!

Sot e tutje, bëjini sytë katër fenerësh ndaj atyre që prej dekadash kanë kultivuar drogën në mes të fshatit, e kanë ruajtur me polici dhe e kanë tregtuar nën autoritetin dhe kujdesin e shtetit.

Ju e dini, pasi shpeshherë na keni informuar edhe ne, se në burg kanë shkuar vetëm viktimat, punonjësit që janë shfrytëzuar për bukë goje, por asnjëherë ata, “Peshqit” e mëdhenj.

Sot spiunët janë të fortë e shteti mafioz pa dhëmbë.

Kur u mësua se Edi Rama kishte “blerë” me taksat e shqiptarëve shefin e FBI-së McGonigal, ish kryeministrin britanik Tony Blair dhe e kishte rrugën vaj me organizma të oligarkisë turke, ruse, arabe, kineze dhe serbe, mafia ishte e gabuar, nuk po bënte pallë, por po hetohej.

Se ka ndryshuar gjithçka, pritet të arrestohen të tërë, nga shkurtabiqë që rreken të hipin në “makinën” e shtetit, e deri te i Gjati që i është fikur motori.

Gracka ku kanë rënë pa dalje, është shqiptare, prandaj DEA dhe Yuri Kim të bëjnë pallë, se spiunët janë falas këtej./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu