Katie Holmes, magjepsëse në ndarjen e çmimeve të modës CFDA Awards 2022!

0
Ishte një nga kombinimet e saj më mahnitëse deri tani: aktorja e famshme, Katie Holmes u shfaq magjepsëse, në ndarjen e Çmimeve të Dizajnerëve të Modës të Amerikës (2022 CFDA Awards). 43 vjecarja mbante një fustan metalik transparent me thakë në fund, ka kombinuar me sandale me taka të larta në ngjyrë bezhë të celur dhe një çantë me nuanca po kështu metalike.

Imazhin e saj glam, e plotësonte një buzëkuq i fortë dhe manikyri i kuq i zjarrtë, si dhe bizhuteritë e argjendta.

Ngarkesën e fustanit, Katie e kishte balansuar me një thjeshtësi të flokëve, të kapura mbrapa, duke e bërë të gjithë look-un e sa më delikat, e jo të ngarkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu