Jorida Tabaku zbardh takimin me Kim: Qeveria të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, s’kanë lidhje me integrimin në BE

0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka zbardhur takimin që ka zhvilluar sot me ambasadoren Yuri Kim, në Kryesinë e Kuvendit. Tabaku thotë se kanë biseduar për integrimin evropian të vendit dhe përfshirjen e Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm.

“Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop”, shkruan ajo ndër të tjera.

Shënimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Sot diskutova me ambasadoren e SHBA Yuri Kim prioritetet e procesit të integrimit evropian, rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira & ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës!

Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop!

E angazhuar për të mbikëqyrur & kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijëra të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu