Shqiptarët janë në ditët dhe muajt kur pritën më në fund ndryshimet e mëdha në politikën dhe e ecurinë e sigurtë të euroatlantizmit.
Pengesat dhe barrikadat 32 – vjeçare të politikës dhe individëve që kanë mbajtur peng deri më sot vëndin, po shfaqën të pa fuqishëm përballë vëndosmërisë dhe qartësisë amerikane për një Ballkan perëndimor , europian pa korrupsion dhe me standarte.
A nuk u bë i besdisshëm për shqiptarët dhe botën e po na vret veshin çdo ditë trëkëndëshi Berisha-Meta-Rama?
Ky trëkëndësh këndrejtë me hipotenuzë të përherëshme Berishën, me brinjë të ndryshme Metën e Ramën, kanë ndërtuar në vite piramidën me bazë trekëndore dhe e kanë ndërfutur në trupin e çuditshëm të oligarkëve pa forma.
Prerja e ndërfutjes së këtyre dy trupave në njëri tjetrin , është e pa mundur të zgjidhet nga shqiptarët dhe politika e sajë.
Në planin teknik , asnjë mjeshtër e inxhinier nuk e zgjidh këtë problem shumë të vështirë deskriptiv. Sepse ka shumë të pa njohura , ka shumë sekrete, ka shumë bashkëpunim, edhe ndërmjet të kundërtash!
Trupi i ndërtuar prej tyre s’mund të ketë emër! Është një trupi i përzier me agjentura, me të korruptuar, me drogmen, me kriminel etj, që e bëjnë pjesën më malinje të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ndaj , bisturia e vetme, ajo amerikane do e pastroje.
SHBA-të, për fatin tonë, e morën vetë situatën në dorë. Për t’a shëruar Shqipërinë nga kanceri, pasi e diagostinuan mirë , ato me vendosmëri investuan në reformën në drejtësi, ndërtuan institucionet-rrjeta ku do të mbetën peshqit e mëdhenj të infektuar.
Përveç ministrave dhe deputetit që janë ndaluar dhe për aferën e inçeneratorëve, shpejt do të shohim në burg gjithë grupin e strukturuar kriminal te qeverisë dhe Ilir Metën.
Bashkë me të edhe dhëndërrin e Marshallit. Nga frika apo nga “kompromisi”, do të zhduket Berisha, heroi apo legjenda e Foltoristëve dhe vullnetarëve të tij.
Gjyqit të Apelit për ligjshmërinë e PD-së po i vjen dita . Berisha dhe mbështetësit e tij do dalin të turpëruar. Roli i përçarësit dhe përmbaruesit po mbaron!
PD-ja , është në momentin e unifikimit të grupit parlamentarë dhe të vetë strukturave të sajë në një trup, për të dalë që në zgjedhjet e afërta lokale me një kandidat në çdo Bashki.
Loja dhe qëllimi i Berishës, ka qënë në funksion të garantuesit Edi Rama dhe trupës pa emër që kanë krijuar.
Tani nuk është më enigmë , edhe me lojën për financimet ruse në favor të PD-së .
Dollarët e oligarkut shqiptarë Kastrati , nuk mund të transferohen në financa ruse.
Edhe pse përfunduan në banca guackë me aksione ruse.
Hetimi do të zbardh plotësisht rolin e Berishës në këtë rast . Pastaj , do të kuptohet qartë qëllimi i tij për të bërë pis se fundi Partinë Demokratike përballë Amerikanëve dhe demokratëve të thjeshtë të çorjentuar!
Me CIA-n , nuk bëhet shaka .
Kjo lojë e pistë nuk i shkon një ish shtetari .
Shqiptarët dhe demokratët duhet t’a kuptojnë më në fund se herojt dhe legjendat e krijuara janë dëmi i vëndit , dëmi ynë!