Krerët e SPAK dhe BKH në raport përpara koordinatorit Antikorrupsion të SHBA, dhjetëra dosje do të shpërthejnë pas kthimit të prokurorëve nga Uashingtoni

0

Kriza e thellë politike në vend duket se nuk do e pengojë aspak zbatimin e reformës në drejtësi. Edhe pse kjo reformë është sulmuar vazhdimisht, ndërkombëtarët kanë dhënë sinjale të qarta se nuk mund të ketë asnjë kthim pas, sa i takon luftës ndaj korrupsionit. SPAK po merr udhëzime të qarta nga amerikanët. Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global, u takuan ditën e djeshme me drejtues të Organit të Specializuar Antikorrupsion të Shqipërisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjatë këtij takimi mësohet se është diskutuar mbështetja e ndërkombëtarëve  dhe përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ky takim ka alarmuar pushtetarët e lartë shqiptarë të korruptuar, e sidomos listën me “Non Grata” në Tiranë. Pas kthimit të krerëve të SPAK dhe BKH pritet të shpërthejnë dhjetëra dosje. Kjo pasi, Richard Nephew, është një ekspert në përdorimin e sanksioneve për parandalim dhe ndikim. Së fundmi, zyrtari i lartë i DASH shërbeu si zëvendës i dërguar i posaçëm për Iranin në administratën Biden-Harris, ku ai ishte përgjegjës për menaxhimin e një periudhe të zgjerimit intensiv të sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit. Ai ka shërbyer më parë si Zëvendës Koordinator Kryesor për Politikat e Sanksioneve në Departamentin e Shtetit dhe si eksperti kryesor i sanksioneve për ekipin amerikan që negocionte me Iranin gjatë administratës së Obamës. Për ekspertin e lartë amerikan, megjithëse sanksionet janë përdorur gjithnjë e më shumë si një mjet i politikës së jashtme, ato janë të paefektshme nëse ekzekutohen pa një strategji të qartë që i përgjigjet natyrës dhe sjelljes në ndryshim të objektivit. Richard Nepheë ofron një kornizë praktike shumë të nevojshme për planifikimin dhe zbatimin e sanksioneve që përqendrohet jo vetëm në strategjinë fillestare të sanksioneve, por gjithashtu, në mënyrë thelbësore, se si të kalibrohen gjatë rrugës dhe si të veprohet kur sanksionet nuk po japin rezultatet e duhura.

“Ditë të zeza” për politikanët e sanksionuar nga SHBA

Kreu i SPAK, Arben Kraja, është shprehur më parë se çfarëdolloj informacioni të vijë në SPAK nga SHBA-ja do të hetohet. Sipas tij, lista është një proces që ndodh në SHBA, por çdo indicie, apo material që do të vihet në dispozicion, në raport me çdo shtetas shqiptar, do të hetohet deri në fund.“Lista është një proces që ndodh në SHBA. Ne kemi procedurat tona për procedimin penal dhe ndjekjen penale. Unë ju garantoj se çdo indicje që do vijë, për kompetencat që ne kemi, jemi të vendosur për ta vijuar hetimin deri në fund. Nga ana e procedimit penal dhe nga ana e hetimit financiar”, është shprehur  Kraja pak kohë më parë. Faza e dytë e “Non Gratave” do të jetë hetimi dhe kjo është në dorë të autoriteteve shqiptare. Ky takim i niveleve të larta në SHBA, me personazhin kryesor të sanksioneve “të hekurta” do të sjellë zhvillime të bujshme në Shqipëri. Personi më i rrezikuar në këtë mes është padyshim ish-kryeministri Berisha. Përveçse u shpall “Non Grata”, ai vazhdon të provokojë skenarë destabilizues, përfshirë situatën e fundit në selinë e PD në 8 Janar. Pra SHBA duket se tashmë do të nisë reprezaljen dhe përveç shpalljes non grata të të korruptuarve, do të ketë emra që do u bllokohen të gjitha pasuritë që kanë ën SHBA e zona të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu