BallinaLajme100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, Kim prezanton logon e re që...

100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, Kim prezanton logon e re që do të përdoret

Date:

Related stories

Semiotika dhe psikologjia e këngës popullore qytetare e qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës

Shkruan Qamil Gjyrezi Kënga popullore-qytetare shkodrane dhe gjakovare janë ‘objekt...

Të ambjentuar me kultin e individit

Shkruan Zef Ndreka Ka jo pak raste kur shoqëritë nuk...

Po mo po, jo me 101 po me 81 deputetë duhet të jetë Parlamenti tjetër

Shkruan Ylli Manjani Nuk është çështje inati. As kungulleshkash. Është...

Në PD, demokracia e brëndëshme ka vdekur

Shkruan Zef Ndreka Pasi eliminoi një nga një të gjithë...
spot_img

Teksa shënohet 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-s, kjo ngjarje i ka gjetur dy vendet duke përdorur një logo të re.

Bëhet me dije se logo është prezantuar nga vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Teksa ka postuar një video-mesazh në rrjetet sociale, Kim thotë se viti 2022 do ë shënojë një statcion të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm”, shprehet Kim.

Ndër të tjera sipas Kim, logo ‘100- Sëbashku krah për krah’, simbolizon miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar. Ambasadorja shpjegon se numri 100 është i dizenjuar në atë mënyrë që simbolizon ‘infinity-in’, shenjën e pafundësisë.

“Shpresojmë të jeni dakort se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që personalisht më pëlqen është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë. Ne festojmë se sa shumë kemi ecur bashkë dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë. Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar. Edhe 100!”, thotë ambasadorja amerikane Yuri Kim.
FOTO/ 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, Kim

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu