Etërit e Kishës: Shen Gjoni i Damaskut (676 – 749)

0
Shkruan Kreshnik Marku

Mbi jetën e tij nuk dimë shumë. Është i lindur kah fundi i shekullit të shtatë nga një familje e krishterë arabe në Damask. Emri i tij i vërtetë ishte Mansur – Viktor.

Babai i tij me profesion ishte doganier. Këtë detyrë e trashegon edhe biri i tij Mansuri, por së shpejti e vëren se kjo punë nuk është për të. Në vitin 730 bashkë me një shok me emrin Kozma shkon në një kuvend në Jerusalem . Kozma ishte bërë ipeshkëv, ndërsa Gjoni meshtar. Hyn në një rregull kontemplativ. Rëndësi të posaçme i jep mësimit dhe jetës shpirtërore me pëndesë, agjërim dhe lutje. Vdes në vitin 749. Papa Luani i XIII e shpall të shenjtë dhe Mësues të Kishës në vitin 1890.
Veprimtaria kryesore e Gjonit ishte mbrojtja dhe nderimi i figurave të shenjtërve.

Në kishën greke është dogmatik i parë, sepse të vërtetën e fesë në Shkrimin shenjt dhe traditën e fut në një tërësi dhe shkruan veprën Pegé gnôsis – Burimi i dijes.

Veprat
Fons stientiae – Burimi i dijes. Kjo është një vepër klasike dogmatike në Kishën greke, që nuk mund as shekujt shumë ta ndërrojnë. Këtë ia kushtoi shokut të tij Kozmës. Është me metodë të mirë të shkrimit, i qartë dhe i plotë. Ndahet në tri pjesë:

Pjesa parë përmban ontologjinë e Aristotelit, dhe definimin e qenieve…

Pjesa dytë përmban historinë e herezive duke trajtuar temat mbi 103 herez. Këtu ky përdorë mësimet e tjerëve dhe i shtjellon ato. Origjinal është vetëm aty kur flet mbi islamin që e quan si një herezi e krishterë.

Pastaj i shkruan tri apologji mbi nderimin e figurave të Krishtit. Këtu Gjoni mjaft thjesht shpjegon pse duhet ndëruar figuret e shnejtërve. Gjoni thotë:Në qoftë se Ai i pa trup bëhët njeri për dashuri që ka ndaj nesh, mund të bësh figuren e Tij në forme trupi të njeriut. Në qoftë se i padukshmi bëhët i dukshëm me trup, mund të bësh feguren e Atij i cili u bë i dukshëm. Shembull: lindja e Tij e përvujtë, pagëzimi i Tij në Jordan , mundimet janë vepra të cilat i padukshmi i bën në trup me fuqinë hyjnore. Të gjitha këto mund t`i përshkruash me fjalë apo me ngjyra (PG 94, 1240 b).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu