Yuri Kim takon drejtuesin politik te PD Shkoder Helidon Bushati, por jo atë të PS-së Ilir Beqaj/ Kim takon numrin 1 të listës së PS Edona Bilali! PS (video)

0
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur sot në Shkodër ku zhvilloi  takime me drejtuesit e partive politike në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas korespondentit të Panorama, takimin e parë e zhvilloi me shtabin e PD ne Shkoder.

Aty Yuri Kim u takua me drejtuesin politik te PD qarku Shkoder Helidon Bushati, për të diskutuar rreth zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Më pas takimet vazhduan me drejtuesen e listës së PS, Edona Bilali.

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane ishte në Elbasan ku zhvilloi takime me drejtuesit politikë atje.

Kujtojmë që ambasadorja Kim ka bërë thirrje për lista të pastra të kandidatëve për deputetë, ndërsa ka thënë se do të jenë përgjegjës drejtuesit e partive për figurën e personave që duan të përfaqësojnë popullin në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu