Ylli Rakipi humbet kontrollin dhe fyen rëndë Ballën live në emision: “Pse qesh o idiot. O profesor i Rumanisë, Babai i Kushtetutës”!

0

Përballja e Ylli Rakipit dhe Taulant Ballës në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ ka kaluar në debate dhe fyerje personale. Balla e Rakipi u kapën që në nisje të emisionit teksa flisnin për ligjshmërinë e vendimit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Mirëpo përplasja mes të dyve ka vazhduar dhe më tej, aty ku gazetari Rakipi nuk është përmbajtur më ndaj kreut të grupit të PS.

“Presidenti ka shkelur kodin zgjedhjor që ti e ke shkërdhyer ne 30 vite. Në 2008 ti e more. Ti mor ti që po qesh”. Balla qeshte me ironi ndërkohë që Rakipi e humbi kontrollin.

“Presidenti ka shkelur kodin zgjedhor që ti e ke shkërdhyer ne 30 vite. Në 2008 ti e more. Ti mor ti që po qesh. Bashkë me Sali Berishën dhe bëtë grusht shteti. Keni zgjedhur Bashën dhe Ramën, dy njerëzit më budallenj të Shqipërisë. Cilin nen ka shkelur more, cilin? (Balla vazhdon të qesh) Pse qesh o idiot. O profesor i Rumanisë. Babai i Kushtetutës ka ardhur këtu dhe na flet’, tha Ylli Rakipi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu