Vdekje Socializmit, Liri Popullit

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Fjalimi i Zotit Donald Trump para Kongresit amerikan me titull: “Socializmi shkatërron kombet, por liria bashkon shpirtërat”, më frymëzoi të shkruaj një opinion me titull: “Vdekje socializmit, liri popullit”!
Nëse ka popull në rruzullin toksor që socializmi e shkatërroi deri në palcë ishim neve shqiptarët në vitet 45-90. Në të vërtetë “barra më e madhe” ra mbi prindërit tanë, nënat dhe baballarët tanë të mrekullueshëm, që na kanë mbajtur me punë të papaguar, duke mos parë një ditë të mirë.
Në fakt neve që ishim “jashtë burgjeve” në “burgun e madh të socializmit” tentuam të jetojmë, por nuk duhen harruar kurrë ish-të burgosurit politik dhe të vrarët pa gjygje mbas vitit 1945 nga ish-socialistët shqiptarë. Ish socialistët (komunistët) shqiptarë nuk kanë qenë kurrë social, por një diktaturë e pa parë dhe dëgjuar që u fut deri në “krevatin dhe shpirtin” e shqiptarëve.
Si ka mundësi që sot të qeverisin Shqipërinë nipërit e ish-byrosë politike dhe si pasojë e qeverisjes skandaloze të Edi Ramës, njerëzit shprehen se më mirë ishim në kohën e Enverit?!
Këta deklarata emocionale bëhen si pasojë e shkatërimit ekonomik, politik dhe psikologjik të qeverisë aktuale.
Presidenti Trump falë inteligjencës së jashtëzakonshme post-moderne, përfaqëson politikanin më tipik post-modern në historinë politike mbas luftës së dytë botërore. Zoti Trump i mposhti dje kundërshtarët e tij në Kongres me të dhëna reale, me një fjalim të jashëzakonshëm, me optimizëm për vendin e tij!
Presidenti Donald Trump dha mesazhe shumë optimiste, jo vetëm për amerikanët por për gjithë Globin. Zoti Trump foli për tregun e vendeve të punës në rritje, varfërinë që po fundoset, krimin që po bie, besimin që po rikthehet dhe për të ardhmen e Amerikës që është e shkëlqyer.
Krahas arritjeve në politikën e Jashtme, me Zotin Mike Pompeo, politika e brëndshme në Amerikë ka zhvillime shumë pozitive, sic është edhe shëndetësia dhe jeta e amerikanëve, që për Zotin Trump kërkon një kujdes shëndetësor më cilësor dhe më modern në botë.
Por thënia e Zotit Trump: “Socializmi shkatërron kombet, por liria bashkon shpirtërat”, është reale dhe shumë largpamëse. Amerikanët nuk e kanë provuar asnjëherë socializmin që shkatërroi kulturën, ekonominë, fenë e popujve të cilët e provuan. Socializmi vrau e preu, por mbi të gjitha i shkatërroi popujt që e kaluan nga ana shpirtërore.
Edhe në Europë, pati tentativa të “neohegelianëve” të rinj socialistë që u dukën në vitet 1994 dhe filluan të “aplikohen” mbas vitit 2010, që shkaktuan krizën ekonomike europiane. Por largpamësia e politikanëve gjermanë dhe liberal-demokratët europian e penguan zhvillimin e këtyre politikave që do të dëmtonin kontinentin europian.
Socializmi diktatorial në Shqipëri për 50 vite, jo vetëm që na “përdhunoi deri në palcë” në të gjitha planet por e shkatërroi Shqipërinë nga ana shpirtërore.
Pra si mund të pranohen nipërit dhe mbesat e ish-bllokut të qeverisin shkel e shko dhe të përdhunojnë shqiptarët deri në gen, në mendje, duke shkaktuar trauma psikologjike?!
Rilindja e Edi Ramës nuk siguron qetësi publike dhe për “Show”, bën ligje “Anti K.C.K”, kur narkotrafikantët, “bosët” bashkëpunojnë me policinë dhe bllokohen pasuritë e vëna me paratë e drogës të “spaciatorëve”, shpërndarësve të drogës ose “Gjycave” sic i themi neve në Shkodër.
Jo më larg se mrëmë në Shkodër u plagos në këmbë një kalimtare, si pasojë e përplasjes të dy grupeve me armë zjarri në qendër të qytetit. Një ngjarje tjetër e pazakontë ishin dy shpërthime me telekomandë që u bënë njeri pas tjetrit në lagjen Qafë Hardhi të Shkodrës . A mund të flitet për rend dhe qetësi publike në këtë situatë terrori, politik, ekonomik dhe psikologjik?!

Edi Rama përpiqet të marrë rolin e “liderit botëror”, por qeveria që ai drejton po i detyron shqiptarët të marrin rrugat e emigracionit dhe po e shkatërron cdo ditë e më shumë vendin.
Socializmi 50 vjecar, revolucioni me armë i vitit 1997, qeverisja shumë e korruptuar e Fatos Nanos dhe qeverisja 7 vjecare e “neosocialistëve”, duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë për t’i dhënë liri dhe shpresë dhe për t’i bashkuar shpirtërat e lodhur në Shqipëri!
Prandaj sa më parë që të jetë e mundur duhet të zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme, për t’i kthyer shpresën e humbur dhe besimin tek të gjithë!

Jam përsëri optimist!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu