Një vogëlushe mori sot mikrofonin në protestën që po organizohet në Tiranë kundë rritjes së çmimeve. Ajo ndezi tumrën me thirrjen e saj, teksa tha se kishte ardhur në protestë pavarësisht se kishte ditëlindjen.
“Ne s’i përballojmë dot rritjen e çmimeve, ulni çmimet dhe na rrisni rrogat, sot kisha ditëlindjen dhe erdha të protestoj për rritjen e çmimeve se askush nga ne nuk i përballon dot rritjen e çmimeve.
Lëviz nga ky vend që ke, se nuk je i denjë për këtë vend. Ti vetëm korrupsion bën o legen, Rama ik, liro vendin,” tha ajo.