“Të votojmë Vettingun për politikanët dhe familjarët e tyre”, Basha: Transparenca të nisë nga unë

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka riapeluar për votimin e Vettingut për politikanët dhe familjarët e tyre.

Ai thekson se transparenca të nisë nga ai si fillim, e më pas tek të gjithë klasën politike, që sipas tij, prej 32 vitesh mbajnë peng Shqipërinë.

Sipas Bashës, kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.

Postimi i plotë:

Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.

Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu