Taulant Balla/ Paratë e korrupsionit janë në Qipro, atje i kanë çuar politikanët e pushtetarët

0

Tërmeti financiar në Qipro ka alarmuar ministrat, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe familjen kryeministrore. Disa ministra të kabinetit Berisha mësohet se kanë mbyllur në bankat e Qipros para të paligjshme, të mbledhura ndër vite nga aferat, pazaret dhe korrupsionit me pasurinë publike. Qipro, e cila deri më tani është konsideruar si një oaz i sigurtë për pasuritë e paligjshme dhe lavatriçe e pastrimit të parave, tashmë është një vend i pasigurt.

Mbyllja dhe falimentimi i bankave në Qipro rrezikon djegien e miliona eurove të ministrave shqiptarë si dhe të klaneve mafioze pranë qeverisë. Sipas burimeve, më shumë se sa për taksimin e parave të fshehura në banka, ministrat u druhen ngrirjeve të llogarive bankare për shkak të kolapsit financiar që ka mbërthyer Qipron dhe sistemin bankar të saj.

Bankat në Qipro janë mbyllur prej disa ditësh, ndërsa shqetësimit i ministrave sa vjen e rritur sa i takon fatit të parave të korrupsionit. Disa prej tyre janë nisur drejt Qipros, ndërsa të tjetër po ndjekin me shqetësim situatën nga larg. Qeveria e Qipros paraqiti një plan për të taksuar në masën 10 % depozitat bankare, plan i cili ka tronditur të gjithë ata që kanë depozituar para të ligjshme apo të paligjshme në bankat e Qipros.  Edhe pse nisma e qeverisë u rrëzua nga Parlamenti qipriot gjatë një seance të jashtëzakonshme, situata është e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Vetëm në pesë viteve të fundit, sipas organizatës botërore me qendër në SHBA, “Global Financianal Integrity” Shqipëria ka nxjerrë jashtë vendit 1.3 miliardë dollarë në mënyrë të paligjshme. Por, shumat e pazbuluara mendohet të jenë qindra herë më të mëdha se shifra e publikuar nga “Global Financianal Integrity”. Ndërkaq, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se paratë e korrupsionit po largohen nga Shqipëri në fund të mandatit. “Paratë e korrupsionit po largohen jashtë çdo javë. Ministrat po i nxjerrin me thasë dhe avionë. Jashtë vendit janë hapur disa shoqëri ku po shkojnë paratë. Para korrupsioni janë mbyllur edhe në Qipro”, ka deklaruar Balla. Ndërkaq, anëtarë të Komisionit të Ekonomisë kanë deklaruar se paratë zyrtarëve shqiptarë janë të rrezikuara nga situata në Qipro.

Mbyllja e bankave në Qipro

Bankat në Qipro vijojnë të jenë të mbyllura. Lajmi që llogaritë bankare do përballeshin  me një taksë, ka nxitur depozituesit të vraponi në bankomate, të cilat brenda pak orësh mbetën pa para. Politikanët tentuan të finalizonin kushtet e paketës së shpëtimit përpara se bankat të rihapen, nga frika se njerëzit do të dynden nëpër banka për të tërhequr paratë e tyre përpara se ata të marrin taksën e dëshiruar. Të shtunën, qeveria qipriote, Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ranë dakord për një taksë në depozita, në këmbim të një pakete shpëtimi prej 10 miliardë eurosh. Vendimi ka nxitur protesta në Qipro dhe kritika nga Rusia, ku shumë prej shtetasve të saj mbajnë depozita të mëdha kursimi në këtë ishull. Pasiguria ka ndikuar edhe në rënien e euros.

Fshehja e pasurive

Sa vjen e bëhet më i sofistikuar dhe më i pazbërthyeshëm mekanizmi i fshehjes së pasurive jashtë vendit, nga ana e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Gjithashtu sa vjen e zgjerohet harta gjeografike, pra vendet dhe bankat e huaja, ku ministrat dhe deputetët shqiptarë fshehin pasurinë e krijuar në mënyrë të paligjshme. Pothuajse gjysma e ministrave të qeverisë Berisha kanë hapur llogari bankare në banka të ndryshme të Evropës, ku fshehin partë e paligjshme. Ky fakt konfirmohet nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë, nga informacionet e shumta që mbërrijnë në adresë të këtij institucioni. Nëse më parë zyrtarët e lartë shqiptarë i fshehshin partë në bankat Qipros apo Zvicrës, rrethi i vendeve tashmë është zgjeruar, duke përfshirë Maltën, Maqedoninë, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë etj. Me pak fjalë, Evropa Juglindore është kthyer në një oaz për fshehjen e pasurive të paligjshme të krerëve të organizatave kriminale të trafiqeve, korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë.

Adriatik Doçi 2013

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu