Spartak Ngjela: Bie Edi Rama, ja kush mund të jetë kryeministri i ri i Shqipërisë

0

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme. Sipas tij qeveria mund të bjerë dhe në krye vjen Lulzim Basha me ekipin e ri në mbështetje të SHBA-së.

“Basha, nuk di sa i fortë është vetë, por di që e përkrah Uashingtoni. Kjo dihet tashmë. Fakti që e përkrah SHBA, rrezikohet Rama. Se mund të kemi zgjedhje deri në mars. Por nëse Basha bie, PD s’vjen kurrë në pushtet. Se ai tjetri që do të bëhet lider i PD, atë nuk e do SHBA, le që e shkatërroi partinë këto 30 vjet. Basha në fillim më dukej mediokër, por tani po mban fjalime normale. Se po flet me gjuhën e Uashingtonit. Po të vazhdojë Basha, PD do ketë krizë, por ky kryetar duhet të nxjerrë ekip të ri, dhe me përkrahjen e plotë të SHBA-së mund të heqë qeverinë se nuk mund të rrijë 12 vjet. Por duke shkatërruar plotësisht Berishën”, tha Ngjela për Top News.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu