Rudina Hajdari ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ku komentoi zgjedhjet brenda Partisë Demokratike dhe rizgjedhjen e Lulzim Bashës si lider.
Ajo u shpreh se në këtë parti mungon demokracia e brendshme.
Rudina tha se PD-ja e ka dëbuar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, duke i thënë që nuk ishte as anëtare.
“Partisë Demokratike i mungon prej një kohe shumë të gjatë demokracia e brendshme dhe si një spektatore tashmë, jo me dëshirë, por nga fakti që ajo parti më zboi në momentin që mbajta mandatin.
Nuk është e vërtetë që unë ika, në fakt u hoqa në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, duke më thënë që nuk isha as anëtare e PD-së.
Kjo nuk është e vërtetë, sepse jam një nga ato personat që kam qenë brenda partisë që kur kam lindur”, rrëfeu ajo